Lajme Shqip Friday, 02 August 2013 13:18

Tiranë – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e sotme nisi shqyrtimin e projekt-vendimin “Për shpërndarjen e mandateve midis koalicioneve zgjedhore dhe partive politike që konkurojnë më vete, për 12 Zonat Zgjedhore”.

Që në nisje të mbledhjes kryetarja e KQZ-së Lefterie Lleshi bën me dije se institucioni që ajo drejton nuk ka kuorumin e nevojshëm për të marrë vendim në lidhje me ndarjen e mandateve të deputetëve. Mungesa e kuorumit të duhur në institucionin e administrimit të zgjedhjeve, ka cuar në delegimin e kësaj kompetence ne Kolegjit Zgjedhor.

Ndërkaq, ky i fundit ka marrë një ditë më parë kërkesën nga Partia Socialiste për ndarjen e mandateve, për të njëjtën arësye, mungesa e kuorumit në KQZ.

Përfaqësuesi ligjor i PS-së në KQZ, Genc Gjoncaj akuzon KQZ se po përpiqet të shtyjë procesin.

Në vijim të kësaj mbledhjeve, pritet të merret vendim edhe për shpalljen e rezultatit të shortit për emërimin e ekspertëve kontabël të licensuar, të cilët do të kryejnë auditimin e fondeve të përftuara dhe të shpenzuara nga subjektet zgjedhore, për fushatën zgjedhore, për zgjedhjet e Kuvendit, të datës 23 Qershor 2013.