Lajme Shqip Saturday, 04 May 2013 14:06

Tiranë- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi me katër votat e anëtarëve të pranishëm ppropozim vendimin për regjistrimin e koalicionit të djathë “Aleanca për Punësim, Mirëqënie dhe Integrim”, si dhe të koalicionit të majtë “Aleanca për Shqipërinë Europiane”, si subjekte zgjedhore në zgjedhjet e 23 qershorit.

Koalicioni “Aleanca për Punësim Mirëqenie dhe Integrim” drejtohet nga Partia Demokratike dhe grupon 25 parti të vogla të djathta dhe të qendrës. Disa nga subjektet zgjedhore, pjesë e kësaj Aleance: Partia Demokratike(PD); Partia Republikane(PR), Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet(PDIU); Partia Lëvizja për Zhvillim Kombëtar(LZHK); Partia Agrare Ambientaliste(PAA); Lidhja Demokristiane(LDK); Partia Lëvizja e Legalitetit(PLL); Partia Balli Kombëtar(PBK); Partia Bashkimi Liberal Demokrat(PBDL); Partia Aleanca Demokratike(PAD); Partia Balli Kombëtar Demokrat(PBKD), etj.

Ndërsa koalicioni “Aleanca për Shqipërinë Europiane” drejtohet nga Partia Socialiste dhe grupon rreth saj 37 parti, si Lëvizja Socialiste për Integrim(LSI), Partia Socialdemokrate(PSD), Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut(PBDNJ), Partia Demokracia Sociale(PDS), Partia për Ligj dhe Drejtësi(PLD), Partia G 99, Partia Komuniste e Shqipërisë; Partia e Punës e Shqipërisë, Partia e Unitetit Kombëtar, Partia e Personave me Aftësi të Kufizuar, etj.