Lajme Shqip Monday, 22 August 2011 20:18

Tiranë – Nisi në KQZ në Tiranë numërimi i fletëve të votimit të komunës Shalë të rrethit të Shkodrës, ku një ditë më parë, për të tretën herë në këtë komunë, u zhvilluan të dielën zgjedhjet për kryetarin e kësaj njësie zgjedhore.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi sot të numërojë vetë fletët e votimit të kësaj komune, ku ditën e dielë, 1800 votues hodhën votën e tyre për kandidatët e dy forcave më të mëdha politike, Dedë Tonaj i PD-së, i cili kandidon për një mandat të tretë dhe Bal Vuksani i PS-së.

Zgjedhjet e mbajtura më 8 maj në këtë komunë u shpallën të pavlefshme nga KQZ, e cila kërkoi përsëritjen e tyre më 31 korrik. Por, mosmarrëveshjet mes përfaqësuesve të dy partive, PD dhe PS, penguan zhvillimin e procesit, i cili u shty për më 21 gusht.