Lajme Shqip Thursday, 24 March 2011 12:43

Tiranë – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) miratoi sot fondin prej 200 milionë lekësh për financimin e fushatës elektorale të zgjedhjeve vendore të 8 Majit.

Sipas kryetarit të KQZ-së, Arben Ristani, ky fond, i parashikuar në buxhetin e vitit 2011, do të ndahet: 70% e tij mes dy partive të mëdha parlamentare, Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste, 20% do ta marrin partitë e tjera parlamentare, LSI, PBDNJ, PDIU etj, kurse 10% të fondit e përfitojnë partitë që në zgjedhjet e fundit kanë marrë më shumë se 1% të votave.

 

Në mbledhjen e sotme, të zhvilluar pa praninë e përfaqësuesve të opozitës, KQZ regjistroi zyrtarisht koalicionin e majtë opozitar “Aleanca për të Ardhmen”, një formacion politik, që drejtohet nga Partia Socialiste, dhe i përbërë nga 24 forca politike.