Lajme Shqip Wednesday, 19 August 2015 13:35

Vjen një tjetër kundërshtim i serbëve për anëtarësimin e Kosovës në organizatën botërore UNESCO, që merret me ruajtjen e trashëgimisë së monumenteve kulturore. Por kësaj radhe nuk është nga Serbia, por nga kryetari i komunës së Graçanicës, Vladeta Kostic.

Kostic, i cili është edhe kryetar i Iniciativës Qytetare serbe të Kosovës, tha se është kundër anëtarësimit, sepse s’ka kush e bind atë që trashëgimia serbe qe nuk u ruajt me 2004, kur u dëmtua e u djegë, do të ruhet e do të kultivohet.

Kryetari Kostic tha për Televizionin Rrokum po ashtu se nuk ka nevojë për me u kujdes UNESCO, kur kjo trashëgimi e monumenteve sllave ruhet edhe me planin e Ahtisaar’it.

“Po, unë jam kundër anëtarësimit të Kosovës në organizatën botërore që merret me ruajtjen e trashëgimisë kulturore….mendoj se ka tema tjera ma te rëndësishme se sa anëtarësimi në UNESCO. Duhet me menduar ma së pari për zhvillimin ekonomik, e jo për disa tema që nuk janë shumë në interes të qytetarëve të vendit. Nëse Kosova anëtarësohet në UNESCO, asnjë shqiptar apo serb nuk ka me fitu një vend pune”, tha Kostic.

““Besoj që tanë e dimë për sulmet që janë bë ndaj monumenteve kishtare ortodokse dhe trashëgimisë serbe që ka qenë në Kosovës, ku edhe disa janë djeg. E kemi parasysh krejt atë ç’ka ka ndodh para 10 vjetesh . A mundet dikush në Kosovës me m’bind se ka me u brengos e me i rujt monumentet kulturore e serbe? Frika jonë asht se ka mundësi me ndodh diçka e tillë dhe ne të mbesim pa këto monumente kulturore që i kemi të trashëguara”, tha Kostiç për televizionin Rrokum.