Lajme Shqip Friday, 09 March 2012 13:31

Prishtinë – Seanca është thirrur në bazë të kërkesës së Grupit parlamentar të grave  përkrahur edhe me 44 nënshkrime të deputetëve.

Kuvendi i Kosovës në fund të seancës do të dalë me disa rekomandime që kanë të bëjnë me të drejtat e gruas në Kosovë.

Në arsyetimin e saj për këtë seancë Teuta Sahatçija udhëheqëse e grave deputete, tha se qasja e gruas në shoqërinë kosovare është problem dimensional dhe zgjidhja sipas saj nuk është e lehtë dhe menjëhershme. 

Sahatçija tha se gruaja sot në Kosovë është e pa zë  dhe është viktimë e mentalitetit ende të prapambetur në Kosovë.