Lajme Shqip Wednesday, 18 May 2011 13:21

Prishtinë – Dialogu i Serbisë dhe Kosovës është i rëndësishëm dhe pritet që të dyja palët të shprehin përkushtimin ndaj bisedimeve.  Kështu ka porositur zyra e kryetarit të Komisionit Evropian Zhoze Manuel Barozo, para vizitës së tij nesër në Beograd dhe pasnesër në Prishtinë.

“Çështjet praktike për të cilat aty po bisedohet, siç janë regjistrat, dokumentet, liria e lëvizjes së njerëzve apo energjia elektrike, të gjitha këto janë gjëra që janë në interes të të gjithë qytetarëve të rajonit.

Me zgjidhjen e problemeve perms bisediemve Serbia edhe Kosova do të kenë mundësi që t’i kontribuojnë mirëqenies së popullit të vet”, ka deklaruar zëdhënësi i kryetarit të Komisionit Evropian.

Ai ka thënë se në Komisionin Evropian janë të inkurajuar me frymën pozitive në të cilën filluan bisedimet e Beogradit dhe Prishtinës dhe se pritet vazhdimi i qasjes konstruktive dhe pragmatike të dyja palëve.

Siç bën me dije agjencia e lajmeve Europolitik, kryetari i Komisionit Evropian, Hose Manuel Barroso dhe komisionari  për zgjerim në Bashkimin Evropian, Stefan Fyle, nesër dhe pasnesër do të vizitojnë Serbinë, Kosovën dhe Shqipërinë.

Qëllimi kryesor i vizitës është të theksohet mbështetja Komisionit për perspektivën evropiane të këtyre vendeve, ka thënë zëdhënësja e Komisionit Evropian.