Lajme Shqip Monday, 02 May 2011 13:05

Prishtinë – Qeveria e Republikës së Kosovës përgëzon forcat amerikane për operacionin e sukseshëm dhe konsideron se vrasja e liderit terrorist të Al-Kaidës, Bin Ladenit, shënon një moment kthese në luftën kundër terrorizmit, jo vetëm për popullin amerikan, por për të gjithë popujt e botës të cilët e duan lirinë dhe paqen.

Në deklaratën e qeverisë të dhënë sot theksohet se “në këtë moment kthese, populli i Kosovës ndan me popullin amerikan ndjenjën e shpresës dhe solidaritetit për një jetë me të sigurtë dhe më paqësore”.

“Kjo ngjarje është një moment i përkujtimit për të gjitha jetët e humbura në luftë kundër terrorizmit dhe një moment i shpresës se e mira do të ngadhnjejë mbi të keqën”, theksohet në deklaratën e qeverisë së Kosovës.