Lajme Shqip Thursday, 11 August 2011 15:40

Prishtinë – Pesë gjyqtarë të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës dhanë sot betimin para Presidentes së Republikës, Atifete Jahjaga.

Ceremonia e betimit u organizua në ambientet e kabinetit e Presidentes.

Gjyqtarët e betuar janë: Nebojsha Boriqiq, Meleqe Behxheti, Avdi Dinaj, Erdogan Haxhibeqiri dhe Nazmije Ibrahimi. (LajmeShqip.com)