Lajme Shqip Friday, 19 August 2011 17:47

Prishtinë – Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi,zhvilloi të premten një takim me ministrin e Arsimit të Turqisë, Ömer Dinçer, gjatë të cilit u diskutua mbi thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve.

Kryeministri Thaçi duke vlerësuar mbështetjen e vazhdueshme që Turqia i ka dhënë Kosovës në të gjitha fazat,tha se “bashkëpunimi mes Kosovës dhe Turqisë është i shkëlqyer”, ndërsa shprehu bindjen se ky bashkëpunim do të thellohet veçanërisht në sektorin e arsimit dhe shkencës.

Nga ana e tij, Ministri i Arsimit i Turqisë, Ömer Dinçer, siguroi për gatishmërinë e Turqisë për fuqizimin e bashkëpunimit mes dy vendeve në fushën e arsimit.

Në një tjetër takim, ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja dhe homologu i tij nga Turqia, Omer Dinçer, ranë dakord që të dy vendet të avancojnë bashkëpunimin në fushën e arsimit.