Lajme Shqip Tuesday, 29 November 2011 18:50

Përfaqësues të KQZ-së partive politike, shoqërisë civile si dhe ambasadorja e Zvicres ne Kosovë, morrën pjesë në tryezën me temë “Lista e votuesve dhe përbërja e KQZ-së”, të cilën e organizoi Instituti Demokraci për Zhvillim.

 Listat e votuesve kanë qenë problem në të gjitha zgjedhjet e mbajtura deri tani në Kosovë. Për ti mënjanuar këto probleme Instituti demokraci për zhvillim po punon në hartimin e disa rekomandimeve që do të largonin disa probleme me të cilat ballafaqohet KQZ gjatë hartimit të listave të votuesve.

Leon Malazogu drejtor ekzekutiv i Institutit demokraci për zhvillim, tha se në parim ndryshimet zgjedhore duhet të bëhen rrallë, por kur të bëhen duhet të bëhen ndryshime të mëdha.

Sipas tij “Me rëndësi që lista e votuesve të jetë e besueshme dhe dozë siguri se nuk mun d të votojnë tjerët dhe të hiqen të vdekurit nga lista. Në parim teori zgjedhore thotë se ndryshimet duhet të bëhn rrallë, por kur të bëhen duhet të bëhen ndryhsime të mëdha.”

Xhemaj Peqani, kryeshef i sekretariatit të KQZ-së, tha se KQZ e harton listën e votuesve në bazë të dhënave që i merr nga regjistri civil.

Ambasadorja e Zvicrës në Kosovë, Kristina Marti Lang, tha se lista e votuesve duhet të jetë e besueshme në mënyrë që ajo mos të kontestohet e ky është obligim ligjor i c’do shteti: “Është shumë e rëndësishme që shteti të ketë rrgulla ligjore që do të siguronin besimin tek lsitat e votuesve në mëyrë që ato të mos kontestohen”–tha ajo. 

Shkumbin Kastrati drejtor i departamentit të regjistrit civil tha se cështja e pastrimit të listave nga të vdekurit është problem i trashëguar nga UNMIK-u. Sipas tij në këtë drejtim mungon edhe koordinimi me zyrat komunale të regjistrit civil