Lajme Shqip Thursday, 07 July 2011 16:28

Prishtinë – Kryeministri Hashim Thaçi i dorëzoi sot Presidentes Atifete Jahjaga konkluzionet e të dërguarit të BE-së, Robert Cooper, për pajtueshmërinë e arritur gjatë procesit të dialogut ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, të zhvilluar në Bruksel.

Sipas njoftimit zyrtar të dhënë pasdite nga Presidenca kosovare,  Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, ka pritur sot në një takim kryeministrin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë së cilit është biseduar për gjendjen aktuale politike, për koordinimin e veprimeve, për vizitat jashtë shtetit, për bisedën telefonike ndërmjet zv/Presidentit të SHBA-së, Joseph Biden dhe Presidentes Atifete Jahjaga.