Lajme Shqip Friday, 29 April 2011 12:33

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, është ‘përkujdesur’ që t’i bëjë zgjidhje edhe opozitës dhe kritikuesve të programit zhvillimor të Qeverisë së Kosovës, i cili u hartua ditë më parë në Bullgari.

Ai ka thënë se në agjendën e tij zhvillimore ka vendosur që të fusë edhe ‘rregullimin e shtigjeve të lehta për kursistët opozitarë të skijimit’.

Kreu i ekzekutivit të vendit në mënyrë metaforike u është përgjigjur kritikave të vazhdueshme të opozitarëve për programin zhvillimor, duke thënë se këto janë kritika të motivuara politikisht.

Kryeministri ka thënë se Qeveria e Kosovës ka marrë mbështetje edhe faktorët tjerë relevantë për prioritetet për zhvillim ekonomik të vendit dhe se shumë shpejt dhe në afate të rregullta kohore do të fillojë implementimin e vizionit zhvillimor për Kosovën evropiane.