Lajme Shqip Thursday, 21 July 2011 12:30

Prishtinë – Kryeministri Hashim Thaçi ka dështuar t’i bind ish-luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët kanë hyrë në ditën e 60 të grevës.

Edhe pse një delegacion i grevistëve, sot është takuar me kryeministrin Thaçi, ata janë të pakënaqur me sqarimet që ka bërë kryeministri për vonesën e Ligjit për Vlerat e Luftës. Pas takimit me Kryeministrin Hashim Thaçi dhe ministrin e financave Bedri Hamza, perfaqësuesi i grevistëve Xhevdet Qeriqi tha se zyrtarët e lartë qeveritar kanë kërkuar nga grevistës që të presin edhe disa ditë për procedimin e ligjit për vlerat e luftës.

Ata na u arsyetun se kemi disa rekomandime të FMN-së dhe po presim që rekomandimet të na vijnë brenda ditës ose më së lagu javën e ardhëshme. Ne nuk jemi pajtu”, tha Qeriqi.

Megjithatë, sipas tij, grevistët janë të vendosur që të vazhdojnë më tutje me grevën edhe pas ditës së 60.

“Do të vazhdojmë dhe do të vdesim këtu. Shtepitë tona janë mbyll për ne, që do të thotë se më tek familjet tona nuk do të shkojmë. Ne kemi qenë veteranë të popullit, jo të partive politike. Po i kërkojmë të drejtat tona si çdo veteran i botës”, ka përfunduar Qeriqi.

Këshilli i grevistëve për mbrojtjen e vlerave të luftës së UÇK-së, nesër në orën 12, organizon protestë paqësore para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës.