Lajme Shqip Saturday, 30 April 2011 10:05

Prishtinë – Strategjia Legjislative e Qeverisë së Kosovës për vitin 2011, përmban 148 projektligje. “Kjo Strategji Legjislative e mbingarkuar do të krijojë vështirësi në punën e Kuvendit”, u tha në një tryezë të orgnizuar nga Instituti Kombëtar Demokratik (NDI) dhe Shërbimi për Hulumtime Parlamentare në Kuvendin e Kosovës, në bashkëpunim me Institutin GAP dhe Institutin e Kosovës për Drejtësi.

Në tyezën e diskutimit të zhvilluar gjatë ditës së djeshme me temën “Strategjia legjislative 2011” u tha se ka nevojë për një transparencë më të madhe gjatë hartimit, diskutimit dhe miratimit të projektligjeve.

Përfaqësuesit e Qeverisë theksuan se bashkëpunimi me Kuvendin e Kosovës dhe komisionet parlamentare është shumë i mirë, duke shprehur besimin se do të arrihet të realizohet në përpikëri kjo strategji.