Lajme Shqip Tuesday, 10 May 2011 23:34

Prishtinë – Shefi i delegacionit serb në bisedimet me Prishtinën, Borko Stefanoviç, do të vizitojë të enjten Kosovën, ku do të takohet me zyrtarë të lartë kosovarë, ka thënë një burim zyrtar në Beograd.

Sipas këtij burimi, të cituar nga mediat kosovare, Stefanoviç do të qëndrojë në Prishtinë, ku do të takojë homologen e tij nga bisedimet, zëvendëskryeministren Edita Tahiri dhe udhëheqësit e Kosovës, si dhe përfaqësuesit e pakicës serbe.

Vizita është pjesë e përgatitjeve për raundin e katër të bisedimeve Prishtinë-Beograd që pritet të mbahen nga mesi i këtij muaji në Bruksel.