Lajme Shqip Thursday, 24 March 2011 08:47

Prishtinë – Sot në Deçan dhe Gllogjan shënohet përvjetori i 13-të i nisjes së betejës frontale të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kundër frocave pushtuese serbe të regjimit të Millosheviqit dhe 12-vjetori ndërhyrjes ajrore të forcave të NATO-s kundër ushtrisë dhe policisë së Beogradit në Kosovë.

Këto aktivitete në nderim të 24 Marsit 1998 dhe atj të vitit 1999 shënohen nën patronazhin e Komunës së Deçanit.

Në kuadër të kësaj dite, Komuna e Deçanit, e nderon sot me Çmimin “Qytetar Nderi i Deçanit” ambasadorin e Norvegjisë në Republikën e Kosovës Sverre Johan Kvale, ndërsa në orën 12:00 mbahet tubimi qendron në Kompleksin Memorial të UÇK-së, në Gllogjan.

Më 24 Mars 1998 u zhvillua betejë e parabartë dhe shumë e rreptë midis forcave të UÇK-së, të prira nga Familja Haradinaj dhe forcave policore serbe, të ndihmuara më pas edhe nga ushtarë e paramilitarë serbë. Atë ditë nga forcat çlirimatae të Kosovë ranë tre dëshmorë të lirisë: Himë Haradinaj dhe Gazmend e Agron Mehmetaj.

Ndërsa, më 24 mars të vitit 1999 ndodhi aksioni i parë ajror i NATO-së kundër forcave ushtarake, policore e paramilitare të regjimit të Millosheviqit në Kosovë.(Lajmeshqip.com)