Lajme Shqip Monday, 04 July 2011 11:50

Me rastin e 4 Korrikut, përvjetorit të pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Kosovë janë paralajmëruar për të hënën aktivitete të ndryshme, me të cilat shënohet kjo datë. Po ashtu subjektet politike kanë përgëzuar SHBA-të për 235 – vjetorin e pavarësisë.

Duke i konsideruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës si aleatin më të mirë të Kosovës, institucionet dhe qytetarët në vazhdimësi e shënojnë 4 Korrikun.

Kështu në mbrëmje ndër të tjera, në Sheshin “Nëna Terezë” në Prishtinë do të mbahet një koncert festive, ndërsa në Muzeun e Kosovës do të hapet një ekspozitë “Faleminderit Amerikë”.