Lajme Shqip Monday, 11 July 2011 07:46

Prishtinë – Në pikëkalimin kufitar Kosovë-Shqipëri, në Vërmicë-Morin, ditën e shtunë policia ka evidentuar gjithsejt 5949 hyrje dhe 5311 dalje të veturave, me ç’rast janë regjistruar

21. 966 persona, njofoi sot media në Prishtinë.

Në një panair turizmi në Prishtinë në muajin prill u tha se pas ndërtimit të Rrugës së Kombit nga qeveria  shqiptare, për vizitë turistike në Shqipëri brenda vitit 2010 ishin 1.7 milionë kosovarë, ndërsa pritjet janë që këtë vit do të kalohet ky rekord me numër edhe më të madh.

Autoritetet në Prishtinë kanë paralajmëruar se udhëtimi i kosovarëve drejt Shqipërisë nga fundi i kësaj vere do mund të bëhet nëpër dhjetëra kilometrat e parë të autostradës Vërmicë-Merdar, e cila ka filluar të ndërtohet vitin e kaluar, në vazhdim të Rrugës së Kombit, nga Durrësi në Morin.