Lajme Shqip Thursday, 08 September 2011 12:44

Prishtinë – Shqipëria dhe Kosova do të nënshkruajnë nesër në Prizren marrëveshjen e financimit të Programit të Bashkëpunimit Ndërkufitar, njoftoi Ministria kosovare e Integrimit Evropian.

“Kjo marrëveshje nënshkruhet në kuadër të Komponentës së dytë të Instrumentit të Para-anëtarësimit (IPA) të Komisionit Europian, e cila ka të bëjë me Bashkëpunimin Ndërkufitar (BNK), në Prizren”, bëhet e ditur sot në një njoftim të ministrisë kosovare të Integrimit Evropian.

Sipas njoftimit, nga institucionet e Kosovës do të marrin pjesë Vlora Çitaku, Ministre e Ministrisë së Integrimit Evropian dhe Zv/Kryeministri dhe Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Slobodan Petroviq.

Ndërsa, nga ana e Shqipërisë, do të jetë e pranishme Ministrja e Integrimit Evropain, Majlinda Bregu dhe zyrtarë të tjerë të kësaj ministrie.