Lajme Shqip Tuesday, 05 April 2011 18:10

Prishtinë – Shërbyesit civilë i kanë pagat e tyre me rritje në kontot e veta që nga mbrëmja e sontme, bëjnë të ditur burime tona brenda departamentit të thesarit të ministrisë së financave.

Edhe ministri i administratës publike, Mahir Jagxhillar kishte konfirmua se ekzekutimi i pagave bëhet sot gjatë orarit të punës. Punonjësit e shërbimit civil në Kosovë, të cilët gjatë tërë ditës kanë pritur të marrin pagat e tyre me rritje, tërheqjen e tyre mund ta bëjnë sot pas orës 17 e 30 minuta.

Edhe ministri i administratës publike, Mahir Jagxhillar konfirmoi zbatimin e vendimit për dhënien e pagave me rritje. Ministri Jagxhillar tha se shërbyesit civilë këtë muaj do të marrin pagat me rritje vetëm për muajin mars, ndërkaq për muajin janar dhe shkurt, pagesa do të bëhet më vonë në mënyrë retroaktive.  Janë rreth 75 mijë punonjës të shërbimit civil që paguhen nga buxheti i shtetit, ku përfshihen mësimdhënësit parauniversitarë, policët, shërbyesit civile, zyrtarët doganorë, punëtorët shëndetësorë dhe zjarrfikësit, të cilët do të marrin paga me rritje prej 30 deri në 50 për qind.