Lajme Shqip Saturday, 10 December 2011 09:40

Prishtinë – Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadori Werner Almhofer, në prag të Ditës Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut, 10 dhjetorit, në një deklaratë vlerëson arritjet dhe thekson domosdoshmërinë e respektimit të plotë të të drejtave të njeriut dhe komuniteteve.

“Më shumë se 12 vite kanë kaluar që nga konflikti në Kosovë. Që nga ajo kohë është arritur shumë përparim siç është fusha e sigurisë dhe liria e lëvizjes, marrëdhëniet ndër-etnike dhe qasja në drejtësi”, thekson ai.

Mirëpo, shton Werner, ne ende jemi dëshmitarë që po përsëritet shkelja e të drejtave të njeriut. “Prandaj është e domosdoshme për ne të gjithë, liderë vendorë dhe ndërkombëtarë dhe institucione, dhe në tërësi për shoqërinë në Kosovë, që të bëjmë çmos për të siguruar respektimin e plotë të të drejtave të njeriut dhe komuniteteve”, tha ai.

Misioni i OSBE-së në Kosovë, i themeluar në vitin 1999 është i mandatuar për promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut, ndërtimin e demokracisë dhe zhvillimin e sigurisë publike.