Lajme Shqip Friday, 02 December 2011 19:45

Prishtinë – Bisedimet teknike mes Kosovës dhe të Serbisë, pas dështimit për marrëveshje gjatë raundit të tetë, mbajtur dje dhe pardje, kanë rifilluar sot në orën 15.00 në Bruksel , njoftoi agjencia gjermane e lajmeve DPA.

Shefja e delegacionit të Kosovës, Edita Tahiri, ka thënë se Serbia nuk ka pranuar marrëveshjen e propozuar nga Bashkimi Evropian për menaxhimin e integruar të kufijve.

Kryenegociatorja Edita Tahiri i ka thënë KTV-së se “Kosova e ka pranuar marrëveshjen, ndërsa Serbia jo”.

“Ne e kemi pranuar marrëveshjen, por tani e tutje i mbetet BE-së që të merret me Serbinë në ditët në vazhdim”.

Ajo shpreson se Bashkimi Europian do t’i bëjë presion Serbisë për ta pranuar marrëveshjen për kufijtë.