Lajme Shqip Sunday, 14 August 2011 15:49

Prishtinë – Institucionet e Kosovës dhe misioni i EULEX-it vazhdojnë të kenë mungesë të duhur bashkëpunimi kur bëhet fjalë për veriun e Kosovës. Këtë e ka pohuar ministri i Punëve të Brendshme Bajram Rexhepi.

Ai ka tërhequr vërejtjen se procesi i hetimeve që po zhvillohet për dhunën në veri, mund të mos arrijë rezultate e duhura si pasojë e mosbashkëpunimit.

Ministri Rexhepi shprehu shqetësimin se mungesa e një bashkëpunimi të duhur EULEX – Policia e Kosovës, do të mund t’i trimëroj ata serbë që kundërshtojnë vendosjen e rendit dhe ligjit në veri të Kosovës. Ai ka theksuar se është koha e fundit që EULEX-i të dëshmohet në veri të vendit. Deri tani askush nga zyrtarët e EULEX-it nuk i ka komentuar deklaratat e ministrit, Bajram Rexhepi.