Lajme Shqip Wednesday, 13 April 2011 10:59

Prishtinë – Ndonëse janë duke u bërë përgatitjet për fillimin e procesit të regjistrimit edhe në veri të Mitrovicës, zyrtarë nga Enti i Statistikave të Kosovës, nuk kanë precizuar se kur saktëtisht do të fillojë regjistrimi në atë pjesë të vendit, ndërkaq kanë deklaruar se në përgjithësi procesi i regjistrimit është duke shkuar mirë.

Mirëpo, menjëherë pas përfundimit të regjistrimit të popullësisë, një ditë më pas do të filloj anketa pas regjistruese, e cila ka për qëllim testimin e mbulueshmërisë së regjistrimit dhe kualitetin e të dhënave.

Kryeshefi i Entit të Statistikave të Kosovës, Ibrahim Shabani, ka deklaruar se edhe në veri të Mitrovicës do të fillojë regjistrimi i popullësisë dhe do të përdoret metodologjia e njejtë, mirëpo nuk ka dhënë një datë të saktë se kur do të filloi.

Ndërkaq, se nëse serbët e veriut do të bojkotojnë procesin e regjistrimit,  Shabani ka thënë nuk do të jenë në gjendje tëp resin deri në pafudnësi që regjistrimi i popullëisë në atë pjesë të vendit.

Kurse, udhëheqës i ekipit të anketimit pas regjistrimit, Genc Krasniqi, ka deklaruar se këto anketa do të behën në tërë territorin e Kosovës dhe do të fillojnë me 16-22 prill.

Ndërkohë, procesit të regjistrimi të popullësisë, ekonomive familjare dhe banesave, që po mbahet në vendit tonë pas 30 vjetësh, i kanë mbetur vetëm 2 ditë, mirëpo zyrtatë të Entit të Statistikave të Kosovës, shprehen optimistë se ky proces do të përfundoi me sukses.