Lajme Shqip Monday, 11 April 2011 10:23

Prishtinë – Pritet të rishikohet marrëveshja e koalicionit. Spostimi i Pacollit ka lëkundur gjtihçka. AKR kërkon më shumë pushtet dhe ministri “më të  majmura”. Zv.kryeminisri Kuçi paralajmëroi ndryshime.

Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi, konsieron se deri me zgjedhjet e deritanishme Qeveria e Kosovës është stabile dhe se zgjedhjet e tjera që do të bëhen, do të jenë kryesisht lëvizje të vogla.

Kuqi ka paralajmëruar ndryshime në kabinetin qeveritar, tash kur marrëveshja për koalicion mes PDK-së dhe AKR-së ka ndryshuar.

Kuqi shprehu garancën se marrëveshja e nënshkruar do të respektohet qind për qind, por pa garanca që të mbetesin deri në fund të mandatit.

Sipas tij, qeveria shumë shpejt do të kompletohet edhe me zëvendësministra.

Këtë javë pritet të arrihet marrëveshja e re PDK – AKR për ndarjen e pushtetit.

Ata janë duke zhvilluar negociata për të rishikuar marrëveshjen e nënshkruar më herët, pasi e para ka rënë poshtë për shkak se Pacolli nuk arriti të mbajë postin e Presidentit të Kosovës.

Për sa i takon ministrive shtesë për AKR-në, zëvendëskryeministri Kuçi tha se është çështje që do të negociohet.

Kuqi, është pyetur po ashtu edhe për kompetencat e gjashtë zv/kryeministrave.

Ai, pa dashur të flasë më shumë për këtë çështje, tha se çdo zëvendës me rregullore i ka kompetencat e qarta.

I pyetur për rolin e Qeverisë lidhur me raportin e Dik Martit, Kuqi tha se populli I Kosovës nuk frikësohet nga e vërteta, por e sheh të nevojshme që ajo e drejtë të dihet sa më shpejt që të jetë e mundur.