Lajme Shqip Friday, 13 May 2011 17:50

Prishtinë – Ministria e Drejtësisë ka nënshkruar një memorandum bashkpunimi me Lidhjen e Juristëve të Kosovës.

Me këtë rast, Ministri i Drejtësisë Hajredin Kuqi, ka deklaruar se pret bashkëpunim dhe ndihmë nga juristët e Kosovës në shumë fusha.

Nga ana tjetër, kryetari i Lidhjes së Juristëve të Kosovës, Mazllum Baraliu, ka deklaruar se do të punojnë për të mirën e vendit.

Baraliu po ashtu ka pohuar se Kosova ka nevojë urgjente për nxjerrjen e ligjeve të reja.