Lajme Shqip Friday, 15 April 2011 12:56

Prishtinë – Rifat Blaku kryetar i Komisionit Qendror të Regjistrimit, tha sot se procesi i regjistrimit popullsisë do të shtyhet deri të martën.

Në konferencën e mbajtur në prag të përfundimit të procesit, Blaku theksoi se për hir të interesit shtetëror të vendit është marrë vendim që procesi të shtyhet për disa komuna të vendit.

Kjartan Bjornson nga zyra e Komisionit Evropian tha se zgjatja e afatit është e kuptueshme pasi që regjistrim perfekt nuk ka askund. Meqë sot është dita e fundit e procesit të regjistrimit të popullsisë, kanë dalur në pah edhe problemet të cilat po i sfidojnë zyrtarët e këtij procesi në mbarëvjatjen e rregullt të saj.

Blaku, përveç vendimit për shtyrje të regjistrimit në disa komuna nuk dha shifra për numrin e deritashëm të qytetarëve të regjistruar, përderisa, siç tha ai, nuk bëhet një analizë më e saktë.

Ai, vendimin për shtyrje e bazoi në mbrojtjen e interesave nacionale të shtetit dhe mosmbulueshmërinë e duhur ne terren.

Kjartan Bjornson nga zyra e Komisionit Evropian argumentoi vendimin për shtyrje të procesit të regjistrimit me faktin se është një proces shumë kompleks dhe përkundër pregatitjeve që janë bërë që nga viti 2005.

Sipas tij, zgjatja e afatit është e kuptueshme pasi që regjistrim perfekt nuk ka askund, theksoi Bjornson.

Kurse, lidhur me procesin në veriun e vendit, Bjornson tha se përgatitjet janë bërë dhe ka lëvizje pozitive përkundër problemeve politike që ekzistojnë.