Lajme Shqip Saturday, 09 April 2011 11:37

Prishtinë – Forca e Sigurisë së Kosovës është një tregim i suksesit, tha sot Presidentja e Republikës, Atifete Jahjaga, njëkohësisht Komandante e Përgjithshme e kësaj force.
Presidentja Jahjaga vizitoi sot Ministrinë e Forcës së Sigurisë së Kosovës, ku u prit nga komandanti Gjeneral Lejtnant Sylejman Selimi dhe parakaloi para Gardës Ceremoniale, ndërsa më pas zhvilloi një takim me ministrin Agim Çeku.
“Forca e Sigurisë është një tregim i suksesit në Kosovë, një institucion shumë profesional, në shërbim të të gjithë qytetarëve të vendit”, tha Presidentja Jahjaga.
Ajo i ofroi ministrit Çeku dhe drejtuesve të Forcës së Sigurisë së Kosovës gjithë përkrahjen për arritjen e kapaciteteve të plota operacionale nga ana e kësaj force, trajnimin dhe profesionalizimin e mëtejshëm të pjesëtarëve dhe të oficerëve të FSK-së, për anëtarësimin në institucionet rajonale të sigurisë, si dhe realizimin e synimit për anëtarësim në NATO.