Lajme Shqip Thursday, 10 November 2011 08:55

Prishtinë – Presidentja e Republikës së Kosovës,  Atifete Jahjaga, dënon incidentin që ndodhi mbrëmë në lagjen Kroi i Vitakut në veri të Mitrovicës, ku u plagosën tre qytetarë të Kosovës, njëri nga të cilët pjesëtar i Policisë së Kosovës.

Presidentja Jahjaga vlerëson se aktet e dhunës janë të patolerueshme dhe të papranueshme pasi nuk i kontribuojnë paqes dhe stabilitetit në vend.

Presidentja e Republikës së Kosovës u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të tregojnë maturi dhe qetësi dhe që zgjidhjen e të gjitha çështjeve ta bëjnë përmes rrugëve institucionale duke respektuar ligjin.

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, u bën thirrje organeve kompetente të hetojnë rrethanat që çuan tek ky incident dhe të ndërmarrin të gjitha masat që autorët e tij të arrestohen dhe nxirren para drejtësisë.