Lajme Shqip Friday, 20 May 2011 10:55

Prishtinë – Mbërrin, sot, për vizitë në Kosovë, Presidenti i Komisionit Evropian, José Manuel Barroso, ku parashikohet të zhvillojë takime me autoritetet më të larta kosovare, Presidenten Atifete Jahjaga, Kryeministrin Hashim Thaçi, anëtarët e kabinetit të tij dhe do të vizitojë Graçanicën, komunë e re me shumicë serbe e Paketës Ahtisaari.

Gjatë kësaj vizite në Kosovë, Presidenti Barroso do të shoqërohet nga Stefan Füle, Komisioner i BE-së për Zgjerim dhe Politikë të Fqinjësisë, Stefano Sannino, Zëvendës Komisioner për Zgjerim, Miroslav Lajcak, Drejtor Menaxhues i EEAS (Shërbimit të Jashtëm të BE-së) për Evropën dhe Azinë Qendrore dhe zyrtarë të tjerë të lartë.