Lajme Shqip Thursday, 14 July 2011 10:30

Seanca e jashtëzakonshme është caktuar dy ditë më parë nga Kryesia e Kuvendit, duke rrespektuar kështu kërkesën e tri grupeve parlamentare: LDK, Vetëvendosje dhe AAK.

Opozita parlamentare ishte më e bashkuar se asnjëherë më parë për këtë çështje. Kërkesën për mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme, opozita e ka dorëzuar me 40 nënshkrime të deputetëve.

Sipas kërkesës, sot në seancë duhet që kryeministri Hashim Thaçi ose kryenegociatorja Edita Tahiri, të raportojnë për marrëveshjet apo konkluzat dhe për aspektet tjera që kanë dalë nga takimet mes delegacionit të Kosovës dhe Serbisë në Bruksel.

Përfaqësuesit e opozitës konsiderojnë se me tri marrëveshjet e arritura, po cenohet sovraniteti dhe shtetësia e Kosovës, ndërsa përfaqësuesit e pozitës shprehim bindjen se çdo marrëveshje do të jetë në dobi të shtetit të Kosovës.