Prishtinë – Shoqata e Veteraneve të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare të Kosovës të hënën ka shënuar 95 vjetorin e lindjes së luftëtarit të lirisë, Meto Bajraktari, me ç’rast u vlerësua lartë kontributi i tij dhe heroizmi në luftën e atëhershme antifashiste e nacionalçlirimtare.
Me këtë rast kryetarja e nacionalçlirimtarëve, Vahide Hoxha duke vlerësuar lart heroizmin e Meto Bajraktari, tha se ai ishte një veprimtar i shquar i cili me kontributin e tij, bëri bujë të madhe në luftën Antifashiste në vitet e 40-ta.
Për të nderuar veprimtarin e Meto Bajraktarit në këtë akademi të pranishëm ishin bashkëluftëtar të dëshmorit Bajraktari dhe familjarë të tij.
Meto Bajraktari ishte intelektual i cili vazhdoj luftën kundër fashizmit deri në rënie, kur u vra nga bashkëpunëtorët e fashistëve në vitin 1943, në bjeshkët e Sharrit.