Lajme Shqip Tuesday, 26 July 2011 14:03

Prishtinë – Kryeparlamentari Jakup Krasniqi dhe shefat e grupeve parlamentare e kanë përshëndetë vendimin e qeverisë për marrjen nën kontroll të dy pikave kufitare të Kosovës në veri, duke thënë se ky ka qenë një obligim kushtetues dhe ligjorë i qeverisë së Kosovës, për shtrirjen e autoritete të qeverisë në tërë territorin e Kosovës.

Kryeparlamentari Jakup Krasniqi tha sot se qeveria e Kosovës e ka kryer obigimin e saj kushtetues me ndërhyrjen ne pikat kufitare në veri të vendit. Në komentet e tij për situatën në dy pikat kufitare me Serbinë, kryparlamentari theksoi se qeveria me këtë vendim po lufton krimin e organziuar dhe korupsionin që po mrbretëron në atë pjesë të vendit. “Edhe bashkësia ndërkombëtare po kërkon luftimin e krimit dhe korupsionit” deklaroi Krasniqi, në përgjigje të kritikave të Fernando Gjentilinit se vendimi për ndërhyrje ka qenë i ngutshëm dhe pa konsultime me BE-në.

Edhe shefat e grupeve parlamentare e kanë përshëndet vendimin e qeverisë për marrjen nën kontroll të dy pikave kufitare të Kosovës në veri. Ismet Beqiri tha se ky ka qenë një obligim kushtetues dhe ligjor i qeverisë së Kosovës.

Ardian Gjini tha se nëse do të merreshin vendime të tilla më herët, pozicioni i Kosovës në bisedime me Serbinë do të ishte më i fortë, mirëpo kjo nuk e zbeh vendimin e djeshëm për marrjen nën kontroll të dy pikave doganore.

Ndryshe, kryesia bëri të ditës se në seancat e së enjtës dhe të premtës, do të shqyrtohen disa projektligje, ndërsa në këtë kontekst edhe Projetkligji për Vlerat e Luftës së UÇK-së.