Lajme Shqip Monday, 12 November 2012 14:39

Prishtinë – Kryeministri Hashim Thaçi së bashku me udhëheqësin e Zyrës së bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zhbogar, bënë një inspektim të punimeve në Pallatin e Drejtësisë, i cili është duke u ndërtuar në Hajvali të Prishtinës.

Thaçi vlerësoi lartë punën e bërë deri tani, duke theksuar se po krijohen kushte sipas standardeve evropiane për sistemin e drejtësisë.  “Unë kam besim të plotë se me ndërtimin e objektit, me krimin e kushteve shumë më të mira për punë për të gjitha autoritetet e drejtësisë kosovare do të vazhdojmë edhe me reformat në sistemin e drejtësisë. Është fat që gjithë legjislacionin e nxjerrim në përputhshmëri me standardet evropiane.

Udhëheqësi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zhbogar, tha se ky është projekti më i madh që Unioni Evropian është duke e realizuar në Kosovë në kuptimin e mbështetjes financiare. “Ne jemi duke bërë këtë në partneritet me Qeverinë e vendit, që mendoj se është një gjë shumë e mirë. Kjo dëshmon se për Bashkimin Evropian, sundimi i rendit dhe i ligjit është shumë i rëndësishëm. Ne nuk jemi këtu vetëm me EULEX-in dhe projekte të ndryshme rreth sundimit të ligjit, por jemi gjithashtu në mbështetje të ndërtimit të infrastrukturës për rendin dhe ligjin.

Institucionet gjyqesore e vlerësuan të rëndësishem krijimin e kushteve më të mira për punë. Ndërtimi i këtij Pallati do të kushtoj 30 milion Euro, punimet kanë fillu në qershor të vitit 2011 dhe pritet të përfundojnë në qershorin e vitit 2013.(LajmeShqip.com)