Lajme Shqip Saturday, 21 May 2011 18:39

Prishtinë – Në kuadër të lobimit për shtimin e numrit të njohjeve për shtetin e Pavarur të Kosovës, Zëvendëskryeministri i parë i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli kërkon njohje të reja për shtetin e ri të Kosovës.

Gjatë vizitës së tij në Afrikë, në një ceremoni të organizuar në Bregun e Fildishtë, ndërsa ka vlerësuar angazhimet e shtetit të Kosovës për prosperitet në drejtim të avancimit të vlerave demokratike, Pacolli ka kërkuar nga të gjithë krerët e shteteve, mes të cilëve edhe përfaqësues të vendeve që nuk e kanë njohur ende Pavarësinë e Kosovës, që të konsiderojnë realitetin e ri të krijuar në Kosovë dhe të ndërmarrin veprime për njohje sa më të shpejta të Kosovës, si shtet i pavarur, sovran dhe demokratik.