Lajme Shqip Thursday, 03 May 2012 18:57

Prishtinë – Rreth 500 anëtarë të misionit të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian (OSBE) do të jenë të angazhuar në lehtësimin e procesit zgjedhor më 6 maj, gjatë të cilit për presidentin dhe parlamentin e Serbisë do të kenë të drejtë vote mbi 109 mijë qytetarë serbë të Kosovës, bënë të ditur përfaqësues të OSBE-së.

Nëse serbët përpiqen të organizojnë zgjedhje lokale, Shefi i misionit të OSBE-së, Uerner Almhofer, ka thënë se “OSBE-ja ia ka rezervuar vetës të drejtën që të tërhiqet nga roli i lehtësuesit”. Në një konferencë për media, ata njoftuan se këtë mëngjes kanë arritur në vend të gjitha fletëvotimet dhe materiali tjetër zgjedhor, ndërsa sqaruan mënyrën se si do të votohet këtë të diel në 28 lokacione dhe 90 vendvotime në tërë territorin e Kosovës.

Shefi i misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadori Werner Almhofer, hodhi poshtë mundësinë që në vendvotime të jenë të pranishëm zyrtarë të shtetit serb, duke thënë se në secilin vendvotim do të ketë vetëm pjesëtarë të stafit të OSBE-së. Mirëpo, serbët e pjesës veriore të Kosovës janë zotuar për mbajtjen e zgjedhjeve lokale pavarësisht mungesës së mbështetjes nga qeveria serbe.

Almhofer foli për reagimin e parashikuar të OSBE-së në rast të zbatimit të një skenari të tillë në ditën e zgjedhjeve.

OSBE-ja është zotuar se rolin lehtësues për zhvillimin e zgjedhjeve presidenciale e parlamentare serbe në Kosovë do ta zbatojë në përputhje me rolin e saj me rezolutën 12 44 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. (LajmeShqip.com)