Lajme Shqip Wednesday, 20 April 2011 12:03

Prishtinë – Edhe përkundër që shumica e deputetëve të Kuvendit të Kosovës, nuk kanë njohuri për gjuhën angleze, misioni OSBE i ka ndihmuar ata, duke ua dhuruar rreth 300 libra që kanë të bëjnë me legjislaturën dhe legjislacionit.

Deputetët e kanë mirëpritur një donacion të tillë, edhe përkundër asaj që nuk kanë njohuri të mjaftushme me gjuhën angleze.

Deputeti Nait Hasani, duke shprehur falënderimet e tija, kundrejt OSBE-së, konsideron se po ashtu OSBE duhet të zhvillojë trajnime me deputetët e Kuvendit të Kosovës, dhe t’ua mësojë gjuhën angleze, atyre që nuk e dinë këtë gjuhë.

Ndërkaq, përfaqësuesja e OSBE-së, Wilma Theuws, duke folur për rolin dhe rëndësinë e ligjeve, tha se OSBE, vazhdimisht është munduar që t`i përkrahë dhe t`i mbështesë institucionet e Kosovës, në mënyra të ndryshme, e në veçanti Kuvendin e Kosovës.

“Ju e dini që kualiteti i mirëfilltë i përmbajtjes së ligjeve është qenësorë për demokraci. Librat e dhuruara kontribuojnë në zhvillimin e demokracisë, jo vetëm deputetët e Kuvendit do të përfitojnë nga ky donacion por çdo indivit publik në Kosovë, duke pasur ligje të krahasuara me standarde ndërkombëtare” ka thënë Wilma.

Përfaqësuesja e OSBE-së, ka shprehur gatishmërinë e OSBE-së, që edhe në të ardhmen të ndihmojnë Kuvendin e Kosovës, me anë të projekteve të ndryshme.