Lajme Shqip Wednesday, 22 February 2012 17:30

Prishtinë- Komisioni parlamentar për amandamentimin e ligjit për zgjedhjet e përgjithshme vendosi sot të përgatisë një projektligj të ri pa kërkuar zgjerimin e mandatit.

Kryetari i këtij komisioni Haki Demolli tha se arsye për këtë është numri i madh i amendamenteve që është propozuar të cilat e kalojnë 40 përqindëshin e numrit të përgjithshëm të amendamenteve.

Ndërkohë partitë politike ende nuk janë pajtuar me çështjet kryesore që kanë të bëjnë me reformën zgjedhore, siç janë zonat dhe listat zgjedhore. Nënkryetari i komisionit deputeti Halit Krasniqi tha se harmonizimi i qëndrimeve do të ndodhë gjatë periudhës së përgatitjes së projektligjit të ri.

Anëtarët e komisionit parlamentar për ndryshimin e ligjit për zgjedhje thanë se projektligji i ri do të jetë gati deri në mesin e muajit prill.