Lajme Shqip Thursday, 07 July 2011 12:52

Të pandehur së bashku me, tani personin e ndjerë H. H. i cili ka qenë përgjegjës në kompaninë e sigurimit “Kosova” në Prishtinë, në periudhën 2002-2009, në mënyrë të paligjshme, duke falsifikuar dokumente relevante, që kanë qenë për kompensim dëmi pranë kësaj kompanie. 
Bëhët e ditur se personat, tani të akuzuar, kanë tërhequr mjete financiare në vlera milionëshe, duke mos e ditur fare palët e dëmtuara që kanë pësuar me shëndet apo me jetë në aksident komunikacioni. 
“Në rastet kur kanë ditur dhe kanë autorizuar të pandehurit, ata nuk ua kanë dhënë vlerën e të hollave klientëve në shumën e duhur, por në vlerë shumë më të vogël, duke i mashtruar ata. Me këto të holla që të tre të pandehurit kanë blerë patundshmëri brenda dhe jashtë vendit, të cilat asete në një masë të madhe janë sekuestruar. Po ashtu janë sekuestruar edhe një vlerë e madhe e mjeteve financiare”, thuhet në një njoftim të lëshuar nga Prokuroria Speciale e Kosovës. 
Të pandehurit thuhet se kanë bërë edhe shmangie nga tatimi, sidomos Kolë Puka në vlerë prej më tepër se 500.000.00 euro. 
Lidhur me këtë rast së shpejti do të ngritën edhe aktakuza tjera, ndërkaq hetimet i ka udhëhequr dhe ka ngritur aktakuzën një prokuror vendës i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës. 
Kjo aktakuzë i ngarkon tre të pandehur me vepra penale: Krim i Organizuar nga neni 274 par. 1 lidhur me par. 2 dhe 3 të KPK-së, lidhur me veprat penale shpërdorim i pozitës zyrtare ose i autorizimit, nga neni 339 par. 1 lidhur me par. 3 të KPK-së; nxjerrja e kundërligjshme e vendimeve gjyqësore nga neni 346 i KPK-së; raste të posaçme të falsifikimit të dokumenteve nga neni 333 par. 1 nën.par. 1 i KPK-së; keqpërdorim i besimit nga neni 269 par. 1 lidhur me par. 2 të KPK-së; shpërlaje e parasë nga neni 10.2 a dhe b i rregullores së UNMIK-ut 2004/2; si dhe shmangie nga tatimi nga neni 249 par. 1 lidhur me par. 2 të KPK-së.