Lajme Shqip Thursday, 14 April 2011 08:16

Prishtinë – Nesër përfundon afati i rregullt i regjistrimit të popullsisë, i cili ka filluar më 1 prill.

Deri më tani vetëm serbët e komunave veriore të vendit kanë refuzuar regjistrimin.

Enti i Statistikave të Kosovës, ndërkaq, ka përsëritur thirrjen për të gjithë qytetarët e vendit që t’i përgjigjen regjistrimit të popullsisë, tani kur ka mbetur edhe një ditë deri në përfundimin e procesit.