Lajme Shqip Wednesday, 09 November 2011 13:50

Në veri të Kosovës, në orët e para të ditës së sotme pjesëtarë të KFOR-it kanë marrë barrikadën e ngritur nga grupet e serbëve te vendkalimi kufitar në Jarinje.

Burimet nga veriu bëjnë të ditur se KFOR-i ka bllokuar edhe dy “rrugë alternative” afër Jarinjes dhe lumit Ibër,  të kalimeve të paautorizuara të kufirit Kosovë-Serbi.

Raportohet se ushtarët e KFOR-it, pas aksionit kanë dalë nga Kampi Nothing Hill, afër qytetit të Leposaviçit, me disa automjete dhe qëndrojnë në rrugën magjistrale drejt Mitrovicës.

Ndërsa, serbët qëndrojnë rreth njëqind metra më larg barrikadës që u është marrë dhe kanë shkarkuar disa kamionë zhavorr për të ngritur një të re.