Lajme Shqip Wednesday, 20 April 2011 08:40

Prishtinë – Në mesnatë ka përfunduar regjistrimi i popullsisë, banesave dhe ekonomive familjare.

Ibrahim Shabani kryeshef i Entit të Statistikave të Kosovës, tha se afati shtesë i regjistrimit për disa komuna ka qenë i suksesshëm, pasi janë regjistruar edhe shumë qytetarë që kishin mbetur pa regjistruar.

Procesi i regjistrimit filloi me 1 prill dhe ishte paraparë të përfundonte më 15 prill, por ai u shty deri me 19 prill në disa komuna të vendit.

Regjistrimi ndërkaq nuk ka ndodhur fare në pjesën e veriut të Kosovës, në komunat e banuara me serbë.

Sot, ndërkaq, në Qendren mdeale në Çagllavicë do te mbahet debati me temën “Sa ka qenë i suksesshëm procesi i regjistrimit në Kosovë?”.