Lajme Shqip Thursday, 14 April 2011 11:56

Prishtinë – Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Avni Kastrati, i shoqëruar nga zyrtarë të tjerë komunalë, ka vendosur kurora me lule pranë pllakës përkujtimore në Lagjen e Kovaçëve për të nderuar të rennet, në 12-vjetorin e vrasjes së 20 qytetarëve të kësaj zone të qytetit nga pjesëtarët e regjimit serb.
Zyra e shtypit e komunës së Mitrovicës bën të ditur sot se kryetari Kastrati ka thënë se ajo ka qenë një vepër barbare e një regjimi vrasës. Ai ka theksuar se ngushëllimi më i mirë për familjarët e të vrarëve është realizimi i aspiratave shekullore të popullit shqiptar të Kosovës për liri dhe pavarësi.
Kryetari Kastrati ka theksuar se tani të gjithë së bashku duhet të punojmë dhe të angazhohemi që këtë shtet ta bëjmë vend ku jetohet në mirëqenie dhe me dinjitet.