Lajme Shqip Wednesday, 09 November 2011 14:20

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, u nis sot për në Varshavë, Poloni, ku do të marrë pjesë në konferencën “Si të ndalim ndarjen e Evropës”,  të organizuar nga Këshilli Evropian për Marrëdhënie të Jashtme (ECFR).

Në këtë konferencë, ministri Hoxhaj do të ketë takime me ministra të Punëve të Jashtme të shteteve të ndryshime evropiane, ku do të kërkojë mbështetjen e tyre për proceset integruese të Republikës së Kosovës.

Ministri Hoxhaj po ashtu do të ketë takime me politikanë, ambasadorë dhe personalitete të shteteve që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.