Lajme Shqip Monday, 16 May 2011 08:46

Prishtinë – Ministri i Jashtëm i Republikës së Kosovës Enver Hoxhaj, gjatë vizitës zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sot dhe nesër do të ketë takime me zyrtarë të lartë të Departamentit Amerikan te Shtetit.

Sipas burimeve zyrtare të MPJ-së kosovare, ministri Hoxhaj do të takohet me një grup të madh të kongresmenëve amerikan si dhe do të mbajë një ligjëratë në Qendrën për Strategji dhe Studime Ndërkombëtare, Center for Strategic and International Studies.

Ministri Hoxhaj, gjatë qëndrimit në Uashington, do të takohet edhe me shumë personalitete të jetës publike në Amerikë dhe me miq të Republikës së Kosovës.

Kryediplomati kosovar më parë ka qëndruar në Nju Jork, ku ka marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit, në të cilën është debatuar për Kosovën, nëdërsa dje ka takuar Sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon.