Lajme Shqip Sunday, 27 March 2011 16:55

Prishtinë – Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, u nis sot në një vizitë zyrtare në Republikën e Kroacisë, me ftesë të zv/kryeministrit dhe Ministrit të Punëve të Jashtme dhe Integrimeve Evropiane të Kroacisë, Gordan Jandrokovic.

Burime zyrtare të MPJ-së kosovare bënë të ditur se gjatë dy ditëve të kësaj vizite, ministri Hoxhaj do takohet me presidentin e Republikës së Kroacisë, Ivo Josipoviq, me kryetarin e Kuvendit, Luka Bebiq dhe me zv/kryeministrin Petar Cobankoviq.

Në këto takime do të diskutohet për tema të ndryshime në interes të dy vendeve, me theks të veçantë për proceset integruese në Bashkimin Evropian dhe për bashkëpunimin rajon.

Ministri Hoxhaj do të ketë edhe një takim me komunitetin shqiptar në Zagreb dhe do të mbajë një ligjeratë në Akademinë Diplomatike të Kroacisë.