Lajme Shqip Wednesday, 10 August 2011 07:35

Prishtinë – Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Agim Çeku, ka udhëtuar dje për një vizitë zyrtare disaditore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku do të zhvillojë disa takime të rëndësishme në Washington dhe në Iowa.
Fillimisht është paraparë vizita në Ioëa, ku delegacioni i lartë i Ministrisë së Forcës së Sigurisë do të takohet me kreun e Gardës Kombëtare të Ioëas, gjeneral Timothy Orr.  
Po ashtu, Ministri Çeku do të ketë edhe disa takime të nivelit të lartë në Pentagon, në Departamentin e Shtetit dhe në Kongresin Amerikan.
Kjo vizitë do të jetë rast i mirë për promovimin e FSK-së, si edhe bashkërendimin e planeve me Gardën Kombëtare të Iowa, me të cilën FSK-ja është në partneritet që nga marsi i këtij viti.     
Ministri i FSK-së, Agim Çeku, gjithashtu do të mbaj ligjërata në Shkollën për Qeverisje “John F. Kennedy” pranë Universitetit të Harëard-it, dhe në Universitetin John Hopkins.