Lajme Shqip Thursday, 07 April 2011 13:29

Prishtinë – Ministri i Drejtësisë i Republikës së Kosovës, Hajredin Kuçi dhe ai i Maqedonisë Mihajllo Manevski nesër në Prishtinë do të nlënshkruajnë tri marrëveshje nga sfera penale.

Dy ministrat do të nënshkruajnë marrëveshje mes qeverive të tyre për ndihmë të ndërsjellë juridike në lëndët penale, për ekstradim dhe për transfer të personave të dënuar.

Me nënshkrimin e marrëvshjeve dhe ratifikimin e tyre do të mundësohet dhënie efikase e ndërsjellë juridike në lëndët penale, ekstradimin dhe transferimin e personave të dënuar.

Nënshkrimi i marrëveshjeve, është në funksion të përforcimit të marrëdhënieve bilaterale dhe në frymën e miqësisë dhe bashkëpnuimit ekzistues, me qëllim që realizimit të të drejtave dhe interesave të qytetarëve të të dy shteteve.