Lajme Shqip Wednesday, 03 August 2011 07:42

Prishtinë – Sipas Ministrisë së Diasporës, mërgimtarët përbëjnë një të tretën e popullsisë së Kosovës.
Ministri Ibrahim Makolli, dje ka folur për prioritetet e ministrisë që ai drejton. Ai theksoi hartimin e politikave për ruajtjen e identitetit, gjuhës dhe kulturës për mërgimtarët tanë, në veçanti për fëmijët e tyre.
Ai tha se me krijimin e Ministrisë së Diasporës mërgata do të ketë trajtim më të vëmendshëm institucional.
Ministri i Diasporës i Republikës së Kosovës, Ibrahim Makolli, mori pjesë në një tubim me bashkatdhetarë tanë që jetojnë jashtë vendit.